SI SOT/ Milionat që ka “ngrënë” Shkëlqim Fusha nga taksat tona! Kur do të veprojë SPAK?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.03.2026, 14:16

Më 6 mars 2020, JOQ Albania publikoi një artikull ku ngriheshin pikëpyetje mbi tenderat e fituar nga kompania “Fusha Shpk”, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të kontratave publike nga institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës. Në atë kohë flitej për një marrëdhënie të afërt mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Fushës, miqësi që sipas kritikëve reflektohej edhe në shifrat e tenderave multimilionëshe që kompania vijonte të fitonte.

Një nga rastet e përmendura ishte një tender i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, institucion i drejtuar atëherë nga Redi Molla. Objekti i kontratës ishte “Sistemim, asfaltim dhe kthimi në gjendjen fillestare të segmenteve rrugore pas ndërhyrjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Tiranës për vitin 2019”. Për këtë punë, “Fusha Shpk” përfitoi rreth 176 milionë lekë dhe mori përsipër të kryente punimet për 12 muaj në segmentet ku UKT do të ndërhynte në rrjet. Ajo që ngrinte dyshime në atë kohë ishte fakti se në specifikimet e tenderit mungonin detaje konkrete për ndërhyrjet që do të kryheshin.

Artikulli i vitit 2020 theksonte gjithashtu se sipas të dhënave të Thesarit, kompania kishte përfituar rreth 100 miliardë lekë nga tenderat publikë në vetëm katër vite, nga të cilat rreth 41 miliardë lekë vinin vetëm nga Bashkia e Tiranës, përmes 38 tenderave të fituar. Gjashtë vite më vonë, fenomeni i kompanive të njëjta që dominojnë tenderat publikë mbetet ende një temë debati në Shqipëri. Pyetja që shtrohej në 2020 vazhdon të dëgjohet edhe sot, a kemi të bëjmë me konkurrencë reale në prokurimet publike, apo me një rreth të ngushtë kompanish që mbeten gjithmonë “të preferuarat” e institucioneve? Kur do të veprojë SPAK?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit