Osmani mbledh krerët e partive, Kurti nuk i shkon në takim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2026, 13:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi shpërndau Kuvendin, ka ftuar në takim krerët e partive politike.

Takimi sapo ka nisur, dhe nga pamjet shihet se lideri i VV, Albin Kurti nuk ndodhet në takim.

Prezent janë parë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi është konsultativ, për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit