Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2026, 13:14

Prokuroria në Spanjë ka kërkuar një dënim prej 22 vitesh burg për shtetasin italian Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, ngjarje që tronditi qytetin e Torremolinos gjatë verës së vitit 2014.

Sipas aktakuzës, çiftit u njoh në Itali në vitin 2009, ndërsa një vit më vonë, në 2010, u transferuan në Torremolinos për të jetuar së bashku. Pas një periudhe ndarjeje, në korrik të 2014-ës ata vendosën të bashkëjetonin sërish në një apartament në zonën El Calvario.

Prokuroria pretendon se, në një moment mes 7 dhe 14 korrikut, Romeo e sulmoi 22-vjeçaren brenda banesës me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar të paktën katër plagë, tre prej të cilave në shpinë, që rezultuan fatale.

Pas krimit, ai dyshohet se ndërmori përpjekje për të fshehur trupin e viktimës, duke ndërtuar një strukturë të improvizuar me dru, qese plastike, rërë dhe një substancë bazike, që besohet të ketë qenë gëlqere, me qëllim izolimin e trupit dhe parandalimin e përhapjes së erërave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit