Banorët në Durrës kanë ngritur shqetësimin për vjedhjen e vazhdueshme të sahatëve të ujit, duke akuzuar për neglizhencë Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Sipas një qytetari që ka raportuar rastin, sahati i ujit ne lagjen e tij është vjedhur për herë të tretë. Ai thotë se i njëjti problem po ndodh edhe me banorët e tjerë të zonës, pasi sahatët janë lënë të ekspozuar dhe pa kapakë mbrojtës.
Përveç vjedhjes së sahatëve, banorët ankohen se shpesh mbeten për një kohë pa furnizim me ujë derisa të ndërhyjnë punonjësit. Sipas tyre, edhe kur paraqiten për riparime, ata nuk janë gjithmonë të pajisur me mjetet e nevojshme.
Qytetari thekson se çdo kosto u bie vetë banorëve, të cilët paguajnë nga xhepi për tubat, reduktorët dhe sahatin e ri të ujit.
Banorët i bëjnë thirrje Ujësjellës Kanalizime Durrës të marrë masa për vendosjen e kasetave mbrojtëse dhe për të shmangur përsëritjen e këtyre rasteve, që sipas tyre po u shkaktojnë vazhdimisht dëme ekonomike dhe mungesë uji.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje si kaluat! Kam nje ankes eshte e 3 her qe na vjedhin sahatat e ujit. Jo vetem ne por te gjithve. Sepse ujsjellsi i ka len hapur pa kaseta. Dhe na i vjedhin
Pervec se detyrohemi te rrim pa uj duhet te presim keto qe vin pa as nje lloj mjeti. Paguajm cdo gje nga tubat deri te reduktoret Dhe sahatin. Ky eshte ujsjells kanalizimet durres