Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues, tronditi themelet e shtetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2026, 11:37

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani tha se Gjykata duhet të vendosë urgjent masën e përkohshme ndaj dekretit të nxjerrë sot nga presidentja në largim Vjosa Osmani.

Ai tha sot se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është anti-kushtetues.

Hasani ka thënë se mbrëmë pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit, ka filluar edhe rrjedhja e afatit 60 ditor.

“Patjetër që ky dekret arbitrar duhet të kontestohet dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta thotë fjalën e fundit. Nuk duhet të lejohet ky arbitraritet dhe kjo papërgjegjësi totale ndaj Kushtetutës. Mbrëmë, pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur rrjedhja e afatit 60-ditor. Gjykata duhet urgjent të vendosë masën e përkohshme për të penguar erozionin e mëtejmë të rendit kushtetues”, ka thënë ai për Kosova Press.

“Dekreti i sotëm është tërësisht jokushtetues dhe prek themelet e formës së pushtetit shtetëror. Roli dhe pozita e Presidentit të Republikës është e qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe ai nuk është sistem presidencial”, ka shtuar Hasani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit