SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros, hapet ambasada amerikane në Karakas

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.03.2026, 09:41

Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela kanë rënë dakord të rikthejnë marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore, duke shënuar një kthesë të rëndësishme pas viteve të tensioneve politike mes dy vendeve. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ky hap synon të nxisë stabilitetin politik, rimëkëmbjen ekonomike dhe pajtimin në Venezuelë, si dhe të krijojë kushte për një tranzicion drejt zgjedhjeve demokratike.

Raportet mes dy vendeve nisën të përmirësohen pas zhvillimeve të muajit janar, kur gjatë një operacioni ushtarak amerikan u kap presidenti venezuelian Nicolás Maduro, i cili përballet në SHBA me akuza për trafik droge dhe armësh. Pas kësaj ngjarjeje, drejtimin e përkohshëm të vendit e mori Delcy Rodríguez, e cila shprehu gatishmërinë për të hapur një fazë të re dialogu dhe bashkëpunimi me Uashingtonin.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Karakas është rihapur dhe pritet që diplomatët amerikanë të transferohen nga misioni në Kolumbi për të forcuar kontaktet dhe negociatat mes dy vendeve. Paralelisht, SHBA dhe Venezuela kanë nisur edhe diskutime për bashkëpunim në sektorin e energjisë dhe mineraleve, duke qenë se vendi i Amerikës Latine zotëron rezervat më të mëdha të naftës në botë dhe pasuri të mëdha ari, diamantesh dhe mineralesh të rralla

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit