“Makina ishte e parkuar në Rinas, gjoba më erdhi në Tiranë! Më trego foton e shkeljes”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2026, 23:08

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar atë që ai e konsideron një gjobë të vendosur padrejtësisht nga Policia Rrugore.

Sipas tij, më 4 mars, automjeti i tij ka qenë i parkuar gjatë gjithë ditës në Rinas, pa lëvizur nga vendi. Në videon që ai ka dërguar në redaksi, qytetari tregon makinën e parkuar dhe pretendon se ajo është ndezur vetëm për pak momente, por nuk është larguar nga zona.

Megjithatë, sipas njoftimit që ai ka marrë, një efektiv i Policisë Rrugore, i identifikuar si Alsid Pasha, i ka vendosur një gjobë prej 30 mijë lekësh, duke pretenduar se shkelja është kryer në rrugën “Emin Duraku” në Tiranë, në orën 15:37.

Qytetari thotë se kjo është e pamundur, pasi sipas tij automjeti në atë moment ndodhej në Rinas dhe nuk ka qenë fare në Tiranë.

Në videon e dërguar për JOQ, ai sfidon publikisht efektivin që ka vendosur gjobën.

“Automjeti në datën 4 mars ka qenë i parkuar këtu në Rinas gjithë ditën. Ndërkohë polici Alsid Pasha më ka vendosur gjobë në Tiranë, në rrugën ‘Emin Duraku’, në orën 15:37. E sfidoj policin të më tregojë foton e automjetit. Nëse është bërë gabim, duhet të korrigjohet gjoba,” shprehet ai.

Qytetari kërkon që rasti të verifikohet dhe, nëse bëhet fjalë për një gabim, masa administrative të anulohet. Ndërkohë mbetet për t’u parë reagimi i Policisë Rrugore lidhur me këtë pretendim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit