Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.03.2026, 20:44

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt fizik që dyshohet se lidhet me një djalë.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dy vajzat shihen teksa përplasen fillimisht me fjalë, ndërsa situata përshkallëzon shumë shpejt në përleshje fizike. Ato kapen prej flokësh në mes të rrugës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Në momentin kur situata duket se del jashtë kontrollit, në skenë ndërhyn djali për të cilin dyshohet se nisi konflikti. Ai futet mes tyre dhe përpiqet t’i ndajë, duke i larguar nga njëra-tjetra për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.

Pamjet janë bërë virale në rrjet, duke ndezur reagime të shumta dhe komente nga përdoruesit, të cilët kanë diskutuar gjatë për arsyen e konfliktit dhe sjelljen e vajzave në publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit