Ndërsa Lindja e Mesme po përfshihet nga flakët e luftës, Shqipëria mbetet i vetmi shtet në rajon që nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje për të shpëtuar qytetarët e saj. Pesë vende fqinje kanë nisur operacione masive evakuimi, ndërkohë që qeveria shqiptare mjaftohet me "numërimin" e të bllokuarve.
Bilanci i harresës: 3 mijë shqiptarë mes zjarrit Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, rreth 3,000 shqiptarë ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej tyre, 1,500 janë rezidentë dhe 1,500 të tjerë turistë. Mes të bllokuarve raportohet se ka edhe zyrtarë të lartë, si gjyqtarja e posaçme e GJKKO, Ëngjëllushe Tahiri, e cila ka ngecur në Dubai prej 5 ditësh, duke pezulluar edhe proceset gjyqësore në Tiranë.
Rajoni jep leksion, Tirana ngre supet Ndryshe nga Edi Rama, që shpesh vetëshpallet si lider rajonal e global, krerët e shteteve fqinje kanë treguar gatishmëri të menjëhershme:
Greqia: Ka dërguar avionë ushtarakë C-130 dhe fluturime speciale në Oman, Dubai dhe Abu Dhabi.
Serbia: Ishte e para që nisi fluturimet e evakuimit, duke ofruar ndihmë edhe për qytetarët e vendeve fqinje.
Mali i Zi & Kroacia: Kanë evakuuar plotësisht stafin diplomatik dhe qytetarët nga zonat e krizës (Iran, Izrael, Jordani).
Maqedonia e Veriut: Ka vënë në dispozicion avionin qeveritar për të kthyer 632 qytetarët e saj.
Ku është "Air Albania"? Kjo krizë ka nxjerrë në pah dështimin e linjës ajrore që kryeministri Rama e promovoi me aq bujë. Ndërsa vendet e tjera përdorin flotat e tyre kombëtare, Shqipëria ka mbetur "me duar në xhepa". Air Albania raportohet si e falimentuar, duke e lënë shtetin pa asnjë mjet për ndërhyrje emergjente.
Ironia qëndron në faktin se, ndërsa qytetarët dhe zyrtarët janë të bllokuar nën kërcënimin e raketave, udhëtimet me Charter të kryeministrit nuk kanë munguar kurrë, por asnjë i tillë nuk është nisur ende drejt Lindjes së Mesme për të kthyer shqiptarët në shtëpi.