Rritja e tensioneve mes fuqive të mëdha botërore ka rikthyer frikën e një konflikti global që mund të çojë në shkatërrimin total të njerëzimit. Ndërsa bota vijon të jetë dëshmitare e përplasjeve në Lindjen e Mesme, pyetja që mundon të gjithë është: A ka ndonjë vend të sigurt nëse shpërthen lufta nukleare?
Sipas një kërkimi shkencor të publikuar në revistën prestigjioze Nature, pasojat e një lufte me arsenalet aktuale (rreth 12,000 koka bërthamore) do të ishin katastrofike. Ekspertja e "Armagedonit", Annie Jacobson, autore e librit Nuclear War: A Scenario, shpjegon se goditjet e para do të vrisnin qindra miliona njerëz menjëherë me topa zjarri që arrijnë temperaturën 100 milionë gradë Celsius.
Megjithatë, vdekja e vërtetë vjen më pas. Jacobson paralajmëron:
"Vende si Iowa (SHBA) apo Ukraina do të mbuloheshin nga bora për 10 vite rresht. Bujqësia do të dështonte plotësisht, dhe kur nuk ka ushqim, njerëzit thjesht vdesin."
Sipas studimit, ekzistojnë vetëm dy vende në mbarë globin ku njerëzit mund të vazhdojnë të jetojnë jashtë dhe të prodhojnë ushqim:
Pse pikërisht këto? Përveç pozicionit gjeografik, këto vende mund t'i rezistojnë "dimrit nuklear" që do të bllokonte rrezet e diellit në pjesën tjetër të botës. Në vende të tjera, shtresa e ozonit do të shkatërrohej aq shumë saqë rrezatimi diellor do të bëhej vdekjeprurës, duke i detyruar të mbijetuarit të jetojnë nën tokë.
Për pjesën tjetër të popullsisë (rreth 3 miliardë që mund t'i mbijetojnë goditjes fillestare), jeta do të ishte e paimagjinueshme. Pa dritë dielli dhe me temperatura ekstreme, njerëzit do të luftonin për mbetjet e fundit të ushqimit në errësirë të plotë.
Lajmi i mirë? Ndryshe nga një asteroid që godet tokën, lufta nukleare është një fatkeqësi që njerëzimi ka fuqinë ta ndalojë përmes diplomacisë dhe çarmatimit, përpara se butonat e kuq të shtypen.