Vetëvendosja nis bllokadën e re- Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2026, 08:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Kuvendi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se lidhur me këtë veprim ka njoftuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit