I preferuari i Veliut dhe Prodës shkon në Ministri, Elidon Çela drejtori i ri i Policisë së Shtetit?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.03.2026, 13:23

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, është çelur zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se këtë të enjte, në ambientet e Ministrisë së Brendshme është paraqitur drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, një lëvizje që ka shtuar zërat se ai mund të jetë kandidati favorit për të pasuar ish-kryepolicin.

Megjithatë, emri i Çelës shoqërohet me polemika. Sipas raportimeve, ai është ndaluar në të kaluarën nga forcat “Shqiponja” në një postbllok, pasi dyshohej për transport ilaçesh kontrabandë, por çështja nuk pati pasoja për të, pas ndërhyrjes së Ardi Veliut, drejtor i kohës. Po ashtu, ndaj tij ka pasur akuza se gjatë kohës kur drejtonte Komisariatin e Tepelenës dhe më pas si nëndrejtor i Krimeve në Gjirokastër, në territorin përkatës ka toleruar kultivimin e kanabisit.

Burime të tjera pretendojnë për lidhje të tij me grupe kriminale në jug të vendit, megjithëse këto mbeten në nivel dyshimesh. Çela konsiderohet gjithashtu si një figurë e afërt me ish-drejtorin Ardi Veliu dhe me Ilir Prodën, çka ka shtuar diskutimet mbi mundësinë e emërimit të tij në krye të Policisë së Shtetit. Veç lidhjeve me Prodën dhe Veliun, Çela është ‘zar’ i Sinan Idrizit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit