Me duar në xhepa, hajduti largohet i qetë pas grabitjes së Exchange në Concord

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.03.2026, 12:51

Pamjet në fjalë tregojnë momentin kur hajduti i pikës së këmbimit valutor në Concord Center largohet i qetë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë pas grabitjes së shumës së parave. Në video shihet autori, ende i paidentifikuar, me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç, duke u larguar pa u nxituar, ndërsa punonjësit brenda pikës mbeten të tronditur.

Sipas informacionit të policisë, grabitësi ka arritur të marrë rreth 1.2 milionë lekë të vjetra dhe më pas është zhdukur në rrugicat përreth zonës së 5 Majit. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe treguesit e sigurisë në qendrat tregtare, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar identitetin e grabitësit dhe mënyrën se si ai ka mundur të futet brenda i armatosur. Policia ndërkohë ende nuk e ka kapur autorin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit