Pas luanit Erion edhe arusha Flora shkon në Gjermani për të jetuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.03.2026, 14:33

Pas luanit Erionit, i cili ka nisur një jetë të re në një qendër shpëtimi për kafshët e egra në Gjermaninë jug-lindore, nga robëria ka shpëtuar edhe arusha Flora, 2-vjeçare, e cila po mbahej ilegalisht si kafshë shtëpie.

Arusha Flora u transportua gjithashtu në Gjermani, ku po trajtohet në një rezervat për arinj në veri të vendit. Veterinerët vunë re kequshqyerje dhe probleme dentare, ndaj planin e saj të rikuperimit e kanë nisur menjëherë.

Four Paws thekson rëndësinë e këtyre shpëtimeve për të luftuar tregtinë ilegale të kafshëve të egra dhe mbajtjen private të tyre në Shqipëri dhe rajon. “Jemi shumë të lumtur që këto kafshë po fillojnë një jetë të re në kushte të sigurta dhe të përshtatshme për speciet e tyre,” tha Magdalena Scherk-Trettin, menaxhere projektesh pranë organizatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit