Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë te Liqeni Artificial i Tiranës, ku ndriçimi i shëtitores qëndron i ndezur edhe në mes të ditës.
Sipas qytetarit, të gjitha dritat përgjatë shëtitores pranë liqenit ishin të ndezura, pavarësisht se kishte dritë natyrale dhe nuk kishte nevojë për ndriçim.
Ai shprehet me ironi se energjia elektrike paguhet nga taksat e qytetarëve dhe shtetit s’i bën shumë përshtypje ky fakt.
“Përshëndetje JOQ, jemi te Liqeni i Tiranës dhe në mes të ditës të gjitha dritat janë ndezur. Ka shteti lekë, ka, se me taksat tona janë. Të gjitha dritat e shëtitores ndezur në mes të ditës,” – shkruan qytetari.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një problem teknik apo për mungesë menaxhimi të sistemit të ndriçimit në zonën e parkut.