Elisa i vë faj Berishës, Sala: Vije si nuse këtu se doje t’i zije vendin Lubisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.03.2026, 12:12

Gjatë replikës ndaj Belind Këlliçit, Elisa Spiropali komentoi vendimin e kryeministrit për largimin e saj nga posti i ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, duke theksuar: “Jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër.”

Nga ana tjetër, Sali Berisha e quajti Spiropalin “viktimë e parëndësishme” e Belinda Ballukut. Ai argumentoi se shkarkimi i Spiropalit erdhi për shkak të aspiratës së saj për të marrë postin e zëvendës-kryeministres, që sipas tij nuk u realizua.

Berisha shtoi se, ndërsa populli ndiqte zhvillimet politike, Spiropali u përplas me ndikimin e Ballukut dhe nuk mori pozicionin që synonte. “Ti gëzoheshe që do të bëheshe ti zv kryeministre, s’e dije që ishte kjo tjetra klone. Për Berishën, Rama të lartësonte njëlloj si klonin e Lubisë, po ti more përpjete,” tha ai, duke nënvizuar rivalitetet brenda PS-së.

Me "klonin e Lubisë", Berisha i referohet Albana Koçiut e cila pas shkakrimit të Ballukut, u bë ajo zv/kryeministre, krahu i djathtë i Edi Ramës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit