Vonesa në portalin e infermierëve, aplikantët: Nuk dimë as renditjen, as kur do punësohemi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2026, 10:58

Një qytetare i është drejtuar redaksisë me një denoncim në lidhje me vonesën e publikimit të listave të renditjes për kandidatët që kanë aplikuar përmes portalit të punësimit për infermierë në Shqipëri.

Sipas saj, kanë kaluar më shumë se katër muaj që nga momenti kur ka dhënë provimin për portalin e infermierëve, por ende nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) nuk janë publikuar listat me renditjen e kandidatëve të rinj për punësim.

Qytetarja shprehet se ndërkohë vazhdojnë të thirren për punë kandidatë që janë në portal prej më shumë se një viti, ndërsa aplikantët e rinj nuk kanë asnjë informacion për renditjen apo mundësinë e punësimit.

Ajo thekson se, krahasuar me vitet e mëparshme, këtë herë procedura është shumë më e vonuar dhe kjo ka krijuar pasiguri tek kandidatët që presin rezultatet.

Ajo ngre gjithashtu dyshime se vonesa mund të lidhet me favorizime të mundshme, duke u dhënë më shumë kohë kandidatëve të portaleve të viteve të kaluara për të zënë vendet e punës.

Ajo thotë se bashkë me kolegët kanë dërguar edhe emaile zyrtare për të kërkuar sqarime, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje apo informacion nga institucionet përkatëse lidhur me publikimin e listave të reja të renditjes.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ. Arsyeja qe po ju shkruaj eshte se kam dhene provimin e portalit te inf per shqiprine ka me shume se 4 muaj por oshksh akoma nuk ka nxjerre listat me renditjen e kandidateve te rinj per punesim por vazhdojne akoma dhe therrasin kandidatet qe kane me shume se 1 vit qe jane ne portal. Krahasuar me vitet paraardhese kjo procedure eahte e vonuar.

Nuk e di se perse na mbajme peng ndoshta ju japin akoma mundesi miqve te tyre qe jane ne portalet e viteve me pare qe te zene ndnj vend pune. Do ju lutesha ta publikonit sms time ne menyre anonime sepse ne kete vend ku jetojme dihet se si funksionon Faleminderit

Kto jane foto qe trregojne qe sa here jane thirrur portali vjeter dhe akoma nuk kan dale listat me renditjen e aplikanteve te portalit te vitit 2025 Kemi derguar dhe e maile zyrtare por me kot pa asnje pergjigje ,asnje informacion se kur do te thirret portali i ri

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit