Tragjedi: Vdes Enes Beka, sot do të nisej për tretman në Turqi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.03.2026, 09:40

Është ndarë nga jeta Enes Beka, 29-vjeçari nga Vushtrria për të cilin kërkohej ndihmë monetare për shërim jashtë vendit.

Enesi kishte muaj që po trajtohej në QKUK, pas disa operacioneve në zorrë.

Ai do të nisej sot për trajtim mjekësor në Turqi, por fatkeqësisht ishte jetëshkurtër.

Enesi ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe foshnjën 4-muajshe, të cilën nuk e takoi dot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit