Një situatë shqetësuese po ndodh në aksin Elbasan-Tiranë. Sipas raportimit një kamioçinë është parë teksa qarkullon pa asnjë ndriçim dhe me goma pothuajse të konsumura, duke rrezikuar automjetet e tjera që kalojnë në këtë aks të rëndësishëm.
Shpesh automjetet pa ndriçim dhe me goma të konsumuara janë një kërcënim serioz për aksidentet, sidomos gjatë natës apo në kushte moti të keq.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për kontroll më të rreptë dhe masa që të ndalojnë qarkullimin e automjeteve në këtë gjendje.