Një konflikt mes dy adoleshentëve ka përfunduar me përdorimin e mjetit prerës në Delvinë, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sinan Ballati”, ku janë përfshirë në një përplasje fizike dy të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre është dëmtuar me thikë.
I mituri i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, bashkëmoshatari tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve. Materialet janë referuar në prokurori për vijimin e procedurave ligjore.