20 deve skualifikohen nga konkursi i bukurisë, kapen me Botox dhe implante estetike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.03.2026, 15:56

Një skandal ka shpërthyer në Oman gjatë “Festivalit të Bukurisë së Deveve”, ku 20 deve u skualifikuan pasi kontrollet zbuluan se u ishin nënshtruar ndërhyrjeve kozmetike për të përmirësuar pamjen e tyre. Sipas organizatorëve, disa pronarë kishin përdorur injeksione me acid hialuronik për zmadhimin e buzëve, Botox për ndryshimin e shprehjes së fytyrës, si dhe implante e silikon për formësimin e hundës dhe gungës. Autoritetet njoftuan masa të rrepta për shkelësit, në bashkëpunim me federatat e garave me deve.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje praktikat e diskutueshme në konkurse të tilla bukurie, ku vlerësimi bazohet në cilësinë e qimeve, gjatësinë dhe simetrinë e qafës, tiparet e kokës dhe formën e gungës. Organizatorët theksojnë se ruajtja e integritetit të garës është thelbësore, pasi çmimet e mëdha nxisin konkurrencë të fortë mes pronarëve.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Arabia Saudite, veçanërisht gjatë King Abdulaziz Camel Festival, ku dhjetëra deve janë skualifikuar vitet e fundit për ndërhyrje estetike. Çmimet në këto festivale mund të arrijnë deri në 66 milionë dollarë, ndërsa veterinerët dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve paralajmërojnë se procedura të tilla mund të shkaktojnë pasoja serioze shëndetësore për kafshët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit