Pa ushqim dhe ujë, futbollisti maqedonas Ashkovski rrëfen tmerrin në Iran: Më shpëtoi Asani

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.03.2026, 15:40

Një rrëfim i fortë vjen nga futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka përjetuar nga afër tensionet dhe kaosin në Irani, mes bombardimeve dhe kufijve të mbyllur.

Në një intervistë për mediat vendase, Ashkovski tregon se për tre ditë ka mbetur pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa shpërthimet dëgjoheshin vazhdimisht mbi kokën e tij. “Isha vetëm në mes të luftës. Gjithçka rreth meje ishte frikë, rrënoja dhe panik”, shprehet ai, duke përshkruar një realitet larg fushave të blerta dhe tribunave të mbushura.

Sipas tij, në momentet më kritike, ndihma i erdhi nga ish-bashkëlojtari Jasir Asani, i cili aktivizohet po ashtu në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të kishte përfunduar kjo histori”, ka deklaruar Ashkovski, duke e cilësuar ndërhyrjen e tij vendimtare për largimin nga zona e rrezikut.

Futbollisti rrëfen se arriti të largohej vetëm në çastet e fundit, mes pasigurive dhe vështirësive të shumta. Ai shprehet i zhgënjyer edhe me drejtues brenda klubit iranian Persepolis F.C., duke pretenduar se nuk mori mbështetjen e nevojshme në një situatë që rrezikonte jetën.

Dëshmia e Ashkovskit hedh dritë mbi anën e errët të profesionit të sportistit në kohë krizash, kur kontratat dhe ndeshjet zëvendësohen nga sirenat e alarmit dhe lufta për mbijetesë, larg familjes dhe çdo garancie sigurie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit