Indianët vijnë të studiojnë infermieri në universitetin privat në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.03.2026, 20:35

Regjistrimi i rreth 100 studentëve nga India në programin e Infermierisë në një universitet privat në Tiranë ka ngjallur debat kritik online...

Sipas lajmit të bërë publik nga universiteti Mesdhetar i Tiranës, ky fluks studentësh të huaj po cilësohet si një hap drejt ndërkombëtarizimit të arsimit shëndetësor dhe zgjerim të bashkëpunimit në fushën e infermierisë.

Megjithatë, përtej narrativës institucionale, çështja ngre disa pikëpyetje thelbësore si për shembull: A po kthehet Shqipëria në një treg diplomash për studentë që kërkojnë alternativa më të lira se vendet e BE-së?

Një tjetër dimension i debatit lidhet me ndikimin në tregun vendas. Shqipëria përballet prej vitesh me emigrimin masiv të infermierëve drejt Gjermanisë, Italisë dhe vendeve të tjera europiane. Në këtë kontekst ngrihen disa pyetje thelbësore:

A ka treg pune të mjaftueshëm për të diplomuarit, vendas dhe të huaj? A do të qëndrojnë këta studentë në Shqipëri pas diplomimit, apo vendi shërben vetëm si tranzit akademik? Si ndikon rritja e ofertës në cilësinë dhe pagat në sektorin shëndetësor?

Dilema që shqetëson popullin shqiptar është a po zëvendësohen infermierët shqiptarë me ata indianë, kur këta të fundit vijnë të shërbejnë në Shqipëri me paga minimale ndërsa ata shqiptarë po zgjedhin shtetet europiane si Gjermania për të ushtruar profesionin e tyre me paga më të larta...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit