Panik në Selenicë, zbulohen 160 predha të Luftës së Dytë Botërore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.03.2026, 15:11

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, në bashkinë Selenicë. Sipas raportimeve, municionet u konstatuan nga një kompani që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë autoritetet për praninë e tyre.

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere, të cilat zhvilluan një operacion dyditor për identifikimin dhe largimin e predhave. Gjatë ditës së parë u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa ditën pasuese u zbuluan edhe 20 të tjera, duke e çuar numrin total në 160.

Të gjitha predhat janë nxjerrë nga zona dhe janë transportuar drejt Tiranë, ku do t’i nënshtrohen procedurave të asgjësimit të kontrolluar, me qëllim eliminimin e çdo rreziku për banorët dhe zonën përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit