“Gys shina” DISS Gys Agasit! Koleksion me verëra të shtrenjta e Dom Perignon

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.03.2026, 14:50

Një koleksion me 900 shishe verë ekskluzive me vlerë rreth 1 MILIONË € në pronësi të Ergys Agasit u zhduk pa asnjë gjurmë, ndonëse ishte bllokuar nga hetuesit e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor... por Gys Agasi nuk është Gysi i vetëm në qeveri me koleksion verërash të shtrenjta...

Gruaja e "Gys Shinës", Drejtorit të Hekurudhës Inekzistente Shqiptare, Dorina Verdho e cila punon në KESH, ku ka patur burrin drejtor, ka një koleksion verërash e pijesh të shtrenjta që i bën haptazi DISS-in Gys Agasit.

Ajo rezulton të ketë në pronësi një dyqan të specializuar në verëra të nivelit premium.

Dy Gysat paskan patur një “diss” të heshtur mes luksit privat dhe perceptimit publik për zyrtarët. Nëse qilarët me etiketa të rralla u panë si simbol statusi, dyqani i verërave të importuara nga kantina të njohura europiane dhe botërore po shihet si një tjetër demonstrim i standardit të lartë të jetesës.

Burime nga tregu i verërave konfirmojnë se segmenti i shisheve premium, që kapin çmime të konsiderueshme për njësi, është rritur ndjeshëm vitet e fundit në Tiranë, duke u kthyer në një biznes fitimprurës për ata që investojnë në produkte ekskluzive.

Në një vend ku diskutimi publik shpesh përqendrohet te transparenca dhe menaxhimi i fondeve, luksi i ekspozuar në verëra të shtrenjta bëhet lehtësisht pjesë e indicieve për hetim, dhe haptazi duket se Gys shina i kthyer në Gys Perignoni i paska investuar në verëra të shtrenjta paratë që u ka vjedhur popullit të varfër shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit