Pedonalja e plazhit të Durrësit dëmtohet pa u bërë viti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2026, 13:33

Shëtitorja e plazhit të Durrësit, një nga hapësirat më të frekuentuara për shëtitje në bregdet, paraqet tashmë një pamje të shëmtuar dhe rrezik për qytetarët dhe turistët.

Pedonalja, e cila gjatë sezonit veror frekuentohet masivisht nga turistë vendas dhe të huaj, ka nisur të çahet dhe dëmtohet për shkak të cilësisë së dobët të materialeve dhe mirëmbajtjes së pamjaftueshme edhe pse 1 vit më parë u inagurua.

Pushuesit dhe banorët e zonës shprehen të shqetësuar, veçanërisht për shëtitjet gjatë mbrëmjes, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet vendore për riparimin e dëmit dhe garantimin e sigurisë.

Sipas tyre, investimet në zonat turistike duhet të mirëmbahen rregullisht, në mënyrë që infrastruktura të mos degradojë dhe të mos dëmtojë imazhin e një prej destinacioneve më të vizituara të bregdetit shqiptar.

Ata hedhin dyshime se taksat e tyre po shpërdorohen nga pushteti vendor dhe dëmtimi I shpejtë i “investimeve” tregon cilësinë dhe vjedhjet e kryera prej tyre.

Denoncimi i qytetarit:

Mjesi nga plazhi i Durresit. Akoma pa u bere 1 vite shetitorja e Sakos demtohet keshtu vidhen taksat e popullit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit