Plagosja e efktivit të Shqiponjave në Dibër, kush është 35-vjeçari i arrestuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.03.2026, 13:34

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në Peshkopi, teksa uniformat blu ndërhynë për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Gjatë aksionit në një banesë trekatëshe, efektivi Gentjan Meda, 40 vjeç, është rrëzuar nga një mur rrethues në përpjekje për të neutralizuar objektivin, duke pësuar dëmtime trupore. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e qytetit dhe më pas u transportua me helikopter drejt Tirana për trajtim më të specializuar.

Gjatë operacionit u bë i mundur arrestimi i 35-vjeçarit Klodian Llomi (Mazari), një emër i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Llomi akuzohet për “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, krime të kryera në Itali.

Ai ishte në kërkim pasi autoritetet shqiptare kanë njohur vendimin e Gjykata e Apelit të Romës, e cila e ka dënuar dhe i ka lënë për të vuajtur edhe 6 vite e 7 muaj burg. Prej kohësh dyshohej se fshihej për t’i shmangur vuajtjes së dënimit, por operacioni i zhvilluar në Peshkopi çoi në lokalizimin dhe vënien e tij në pranga. Arrestimi i tij konsiderohet thelbësor, pasi i hap rrugë ekstradimit ose ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të drejtësisë italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit