Plas sherri në Policinë Bashkiake, efektivi dhunon kolegun në zyrë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.03.2026, 12:13

Një incident i rëndë është regjistruar brenda ambienteve të Policia Bashkiake Tiranë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi disiplinën dhe standardet profesionale në një institucion që ka për detyrë të garantojë rendin në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, më 3 mars 2026, në Komisariati i Policisë Nr. 3 është paraqitur punonjësi i Policisë Bashkiake, Alfred Xhoxhaj, i cili ka kallëzuar se është dhunuar nga një koleg i tij gjatë orarit të punës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda zyrave të institucionit dhe, sipas njoftimit, konflikti ka nisur për motive të dobëta që lidhen me natyrën e detyrës.

Në vijim të hetimeve, shtetasi Eugen Saliasi, gjithashtu punonjës i Policisë Bashkiake, është proceduar penalisht për veprën “Goditja për shkak të detyrës”. Rasti hedh dritë mbi një realitet shqetësues: kur përplasjet fizike zhvendosen nga rruga në zyrat e atyre që duhet të zbatojnë ligjin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit