Pronari i gomisterisë bllokon rrugën me kova me gurë në Unazën e Re, qytetarët: S’na lë të parkojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2026, 11:34

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ një rast shqetësues në zonën e Unazës së Re, ku sipas tij, pronari i një gomisterie ka zënë hapësirën publike duke vendosur kova të mbushura me gurë në rrugë.

Sipas denoncimit, mjetet që parkohen anës rrugës në atë segment rrezikojnë të dëmtohen, pasi pronari ka vendosur kova me gurë e litarë për të zënë parkimin. Qytetari thekson se rruga nuk është pronë private, por megjithatë pronari i biznesit e ka bllokuar për të mos i penguar pamjen e aktivitetit të tij.

Ai thotë se ka marrë edhe bashkinë në telefon disa herë, por nuk i japin zgjidhje. Sipas tij zotëria që ka gomisterinë kërcënon se do të heqë makinat me karrotrec nëse i bllokojnë pamjen e gomisterisë.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të liruar hapësirën publike dhe për të shmangur përplasjet mes tyre dhe pronarit të biznesit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Ky zoteria, pronari i gomisterise ka zene rrugen me kova me gur dhe na fusin gur posht makines

Ka zene rrugen qe nuk eshte pron private, kemi mar edhe bashkin ne telefon dhe nuk na jep zgjidhje, zotria qe ka gomisterine kercenon qe do na heq makinat me karrotrec sepse i bllokohet pamja gomisteris Ne unazen e re

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit