Pej 45 ditësh, banorët e fshatit Gostivisht, në njësinë administrative Frashër të Përmet, raportojnë se janë të izoluar për shkak të shembjes së rrugës nga rrëshqitjet e dheut.
Sipas një denoncimi të mbërritur nga një qytetar, aksi rrugor që lidh fshatin me zonat e tjera është bërë i pakalueshëm, duke lënë pas dore dhjetëra familje.
“Nuk na hapin rrugën, jemi të izoluar,” shprehet ai, ndërsa thekson se situata vijon prej më shumë se një muaji pa asnjë ndërhyrje.
Izolimi po vështirëson lëvizjen e banorëve, furnizimin me produkte bazë dhe aksesin në shërbime shëndetësore. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikthimin e qarkullimit dhe normalitetit në zonë.