Mes vajit e gëzimit në Iran, nis sot ceremonia treditore për vdekjen e Khameneit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.03.2026, 11:08

Iranianët do t’i japin lamtumirën ajatollahut Ali Khamenei në një ceremoni treditore që nis sot në Teheran, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane. Sipas këtyre burimeve, udhëheqësi suprem u vra në valën e parë të sulmeve SHBA-Izrael të shtunën në mëngjes, duke tronditur vendin dhe rajonin.

Ceremonia përkujtimore do të zhvillohet në sheshin e lutjeve Imam Khomeini Mosalla, duke nisur nga ora 22:00 lokale, dhe do të zgjasë për tri ditë. Autoritetet kanë bërë të ditur se detajet e plota të funeralit pritet të publikohen në vijim, ndërsa mijëra qytetarë pritet të marrin pjesë në homazhe.

Reagimet në rrugët e Iranit kanë qenë të përziera, me disa qytetarë që kanë shprehur pikëllim dhe të tjerë që kanë reaguar ndryshe ndaj zhvillimeve të fundit. Ndërkohë, mediat raportojnë se djali i tij, Mojtaba Khamenei, është shpallur lideri i ri i vendit, megjithëse deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit