Ndryshe nga pasojat që po përjetojnë vendet e prekura në mënyrë direkte nga lufta në Lindjen e Mesme, në Shqipëri pasojat përkthehen në rritje çmimesh.
Ka zëra se brenda 48 orëve, çmimi i hidrokarbureve në vend do të rritet me 20 deri në 40 lekë për litër.
Kjo do të thotë se nga 170-180 që është çmimi aktual dhe i pandryshuar prej më shumë se një viti, çmimi do të jetë 200-220 lekë/litër.
Kjo rritje pritet të ketë efekt zinxhir në të gjithë ekonominë, pasi hidrokarburet ndikojnë drejtpërdrejt në koston e transportit, prodhimit dhe shpërndarjes së mallrave. Si rrjedhojë, çdo shtrenjtim i naftës reflektohet pothuajse menjëherë në çmimet e produkteve ushqimore dhe shërbimeve, duke rënduar më tej buxhetin e familjeve shqiptare.