Lufta e Iranit/ Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit prek ekonominë botërore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.03.2026, 08:31

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më strategjike në botë, që lidh Gjiri Persik me Gjiri i Omanit dhe më tej me Oqeanin Indian. Kjo ngushticë, mes Iranit dhe Omanit, shërben si korridori kryesor për eksportin e naftës nga vendet e Gjirit si Bahreini, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Europës, Azisë dhe Amerikës së Veriut. Në pikën më të ngushtë ajo ka një gjerësi prej rreth 55 kilometrash, ndërsa korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3.7 kilometra.

Kjo rrugë detare ka një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike. Irani e konsideron atë thelbësore për interesat e tij në rajon dhe në të kaluarën, sidomos gjatë periudhave të sanksioneve ndërkombëtare, ka kërcënuar me mbylljen e saj. Edhe në kontekstin e tensioneve dhe konflikteve aktuale, bllokimi i mundshëm i ngushticës shihet si një rrezik serioz për stabilitetin rajonal dhe global.

Përmes Ngushticës së Hormuzit transportohet rreth një e pesta e konsumit botëror të naftës, duke e bërë atë një nga arteriet kryesore të ekonomisë globale, krahas rrugëve si Ngushtica e Malakës dhe Kanali i Suezit. Çdo ndërprerje e qarkullimit do të sillte rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës dhe karburanteve, si dhe probleme në zinxhirët globalë të furnizimit, me pasoja të ndjeshme për shumë ekonomi në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit