SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet: Shpërthime të fuqishme në Teheran

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.03.2026, 00:42

Shpërthime të fuqishme janë raportuar në orët e fundit në Tehran, ndërsa sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave iraniane duket se po intensifikohen.

Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi kryeqytetin iranian, pas një vale sulmesh të koordinuara. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, goditjet janë përqendruar kryesisht në pjesën perëndimore të qytetit.

Burime të cituara nga “Al Jazeera” bëjnë me dije se sulmet janë pjesë e një operacioni më të gjerë ushtarak, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve mes palëve.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar për dëmet apo viktimat e mundshme, ndërsa situata në terren mbetet e paqartë.

Zhvillimet e fundit pritet të rrisin më tej tensionet në rajon, në një moment kur përplasjet mes Iranit dhe aleatëve të SHBA-së kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit