Djali i Khameneit pritet të zgjidhet lideri i ri suprem

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.03.2026, 22:45

Asambleja e Ekspertëve të Iranit, organi përgjegjës për zgjedhjen e Udhëheqësit të Suprem të vendit, është mbledhur virtualisht për të vendosur mbi pasardhësin e Ali Khameneit. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se djali i Khameneit, Mojtaba, pritet të zgjidhet si lideri i ardhshëm suprem.

Sipas agjencisë Fars, 88 klerikët e lartë të Asamblesë kanë zhvilluar takime në distancë pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj komplekseve që lidhen me organin. Zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Effie Defrin, konfirmoi se një nga goditjet ishte në kompleksin në Qom, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet amerikano-izraelite goditën edhe ndërtesën e Asamblesë së Ekspertëve në Teheran gjatë ditëve të hënës dhe të martës.

“Rezultatet e sulmit po shqyrtohen ende. Nëse ka rezultate të konfirmuara, do të japim përditësime,” tha Defrin në një konferencë për shtyp. Sipas Fars, gjatë sulmeve nuk ishte duke u mbajtur asnjë seancë zyrtare.

Mediat iraniane theksojnë se Asambleja është në “fazat përfundimtare” të zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, por nuk është saktësuar data kur do të shpallet emri i tij.

Me vdekjen e Khameneit, kompetencat e tij janë kaluar përkohësisht te një këshill prej tre personash, i përbërë nga presidenti, kreu i gjyqësorit dhe një klerik i lartë i Këshillit të Gardës, derisa të zgjidhet udhëheqësi i ri. Këshilli i Gardës, një organ prej 12 juristësh, mbikëqyr gjithashtu aktivitetet e parlamentit iranian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit