Pllaka e shkëputur tek pallati i Çobos në Skelë kërcënon jetën e vlonjatëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.03.2026, 15:59

Ne redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim nga një qytetar në Vlorë, i cili ngre alarmin për një situatë të rrezikshme në zonën e Skelës, tek pallati i Çobos. Sipas denoncuesit, një pllakë në fasadën e pallatit është shkëputur dhe rrezikon të bjerë nga lartësia, duke vënë në rrezik serioz jetën e kalimtarëve dhe banorëve të zonës.

Siç shihet edhe në foton e dërguar pranë redaksisë, pllaka është e dëmtuar dhe qëndron e varur në pjesën e jashtme të godinës. Çdo moment ajo mund të shkëputet plotësisht, sidomos nëse ka erë apo lëkundje të forta, duke u kthyer në një rrezik potencial për këdo që kalon poshtë pallatit.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga administratorët e pallatit dhe institucionet përgjegjëse, për të shmangur një ngjarje të rëndë. Ata bëjnë apel që të merren masa sa më parë, përpara se neglizhenca të sjellë pasoja për jetën e njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit