Këto janë dy opsionet e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.03.2026, 15:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se për LDK-në zgjedhjet e reja janë të panevojshme.

Pas takimit me Grupin Parlamentar Mustafa, ka thënë se LDK është për dy rrugë, konsensus i gjerë ku të gjitha partitë pajtohen për një kandidat, ose ku arrihet një marrëveshje klasike politike mes LDK-së dhe VV-së.

“LDK është për dy drejtime. Konsensusi i gjerë politik, një kandidat që vjen si pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike.

E dyta një marrëveshje klasike politike, në këtë rast LDK-së dhe partisë në pushtet”, ka thënë Mustafa.

Ai në fund ka thënë se pa LVV-në s’bëhet asgjë, meqë i kanë 66 deputetë.

“Më lejoni të theksoj që ata kanë 66 deputet, asgjë s’bëhet pa ta”, ka shtuar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit