Vrau me thikë Egli Pashollarin, Buçpapaj rrëfen krimin: I rashë borisë të hapte rugën, por më shau

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.03.2026, 15:13

Gazment Buçpapa, i arrestuar për vrasjen me thikë të Egli Pashollarit, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve, ku pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje. Ai deklaroi se viktima e kishte ofenduar në sy të bashkëshortes së tij dhe i kishte bllokuar rrugën me makinën, duke e detyruar të reagojë.

I pyetur për dinamikën e ngjarjes, Buçpapa tha se po dërgonte gruan në punë dhe më pas në spital, por rruga ishte e bllokuar. Ai shtoi se kishte tentuar të hapte rrugën me borinë e makinës, por Pashollari kishte dalë dhe e kishte ofenduar, duke e nxitur të përdorte armën e ftohtë.

Policia njoftoi se 31-vjeçari Pashollari u vra më 20 shkurt në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ndërsa Buçpapa u kap në Tropojë, ku ishte fshehur. Ai akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”, ndërsa bashkëshortja e tij kishte deklaruar më parë se Pashollari e ngacmonte atë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit