SPAK kërkon konfiskimin e mbi 2 mln euro pasuri të kokave të Call Centera-ve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.03.2026, 15:19

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive në vlerë mbi 2 milionë euro që ndodhen në posedim të Jusel Micit dhe Mendim Domit, të akuzuar për veprat penale: “mashtrim kompjuterik”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “fshehje të ardhurash”.

Sipas SPAK, të pandehurit shkaktuan qytetarëve evropianë një dëm prej rreth 15 milionë eurosh përmes skemave të mashtrimit me Call Center-a. Gjyqi i parë në Gjykatën e Lartë (GJKKO) i dënoi ata me tre vite burgim, por Apeli i Posaçëm rrëzoi vendimin dhe riktheu çështjen për rigjykim.

Totali i pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi, duke përfshirë edhe personat e lidhur me ta, arrin në 1,976,870 euro dhe 9,330,062 lekë.

Pasuritë e kërkuara për konfiskim përfshijnë:

  • Apartamente dhe njësi banimi në Tiranë;

  • Njësi shërbimi me sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Bulevardit të Ri;

  • Vila në Gjirin e Lalzit dhe në komplekse turistike rezidenciale;

  • Sipërfaqe toke (arë) në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk;

  • Garazhe në Njësinë Administrative nr. 9, Tiranë;

  • Automjete të markave BMW dhe Audi;

  • Kuota pjesëmarrjeje në shoqërinë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k.;

  • Llogari bankare në Union Bank me balanca në euro dhe lekë.

Kjo kërkesë e SPAK synon të sigurojë konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe të rikthejë një pjesë të dëmit të shkaktuar ndaj qytetarëve europianë nga aktivitetet kriminale të të pandehurve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit