Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak momente më parë në bulevardin Migjeni, në zonën e Yzberishit.
Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet që lëvizte me shpejtësi të madhe ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një makinë dhe një furgon të parkuar. Ngjarja ishte shumë pranë një tragjedie më të madhe, pasi për pak shmangën përplasjen këmbësorët që po kalonin aty në atë moment.
Dëshmitarët raportojnë se shoferi kishte tentuar të frenonte menjëherë pasi semafori u ndez i kuq, por për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen.