Zhdukja e 11-vjeçarit, nëna: U largua pasi e ndëshkova që piu cigare me shokun

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.03.2026, 14:25

Nëna e 11-vjeçarit që u denoncua si i humbur një ditë më parë në Tiranë dhe u gjet mëngjesin e sotëm në Porti i Durrësit, ka rrëfyer momentet e ankthit që përjetoi. Ajo tregoi se e kishte nisur djalin me furgonin e shkollës, por ishte njoftuar nga mësuesja se ai nuk kishte mbërritur në mësim. Pas kërkimeve në lagje dhe verifikimit të kamerave të shkollës, nëna iu drejtua komisariatit për të bërë kallëzim.

Sipas saj, vetëm pak orë pasi kishte përfunduar kallëzimin, u telefonua nga një grua e cila e njoftoi se djali ishte parë në port dhe kishte shprehur dëshirën për të shkuar në Kosovë. Ajo lajmëroi menjëherë të vëllanë, i cili u nis drejt Durrësit, ndërsa patrulla e policisë arriti ta gjente të miturin.

“E kam nisur djalin për në shkollë, por ai nuk ka mbërritur. E kërkova në lagje dhe pastaj bëra kallëzim në polici. Pasi e publikova te ju, më telefonoi një grua dhe më tha se djali ishte në Portin e Durrësit. Ai iku pasi e kisha ndëshkuar që kishte pirë cigare me një shok. Nuk ia kam idenë si ka shkuar deri në Portin e Durrësit por shpresoj që ta zbuloj! Dua ta zbuloj sepse nesër mund të më ndodhë prapë kjo gjë, dhe do i lutesha çdo nëne të mos e linin fëmijën vetëm.

Nëna tha se nuk e di si 11-vjeçari kishte shkuar deri në Durrës, por pranoi se disa ditë më parë e kishte ndëshkuar pasi kishte pirë cigare me një shok. Ajo u bëri apel prindërve që të mos i lënë fëmijët vetëm dhe të jenë më të vëmendshëm ndaj tyre, duke theksuar se përjetimi kishte qenë një dhimbje e madhe për familjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit