Ngjarje e rëndë në Tetovë: Vdes fëmija 10-vjeçar pasi ra nga lartësia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.03.2026, 14:17

Një 10-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Ngjarja tragjike është raportuar sot rreth orës 09:25, ndërsa fëmija është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga prindërit, pasi janë njoftuar nga një fqinj.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.

“Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit