A do ta mbajë fjalën?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se deputetët e opozitës janë të vendosur të ndërmarrin edhe grevë urie nëse nuk hiqet imuniteti i Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Në një konferencë nga selia blu, ai theksoi se asnjë formë aksioni nuk përjashtohet.
Berisha u shpreh se çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur, duke nënvizuar se, sipas tij, fjala e sovranit mbetet çështja kryesore. Ai e cilësoi situatën politike si të paprecedentë dhe akuzoi qeverinë për mashtrim lidhur me premtimet për integrimin europian.
Në deklaratën e tij, Berisha sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për qëndrime të dëmshme ndaj procesit të integrimit dhe për lidhje me presidentin serb Aleksandar Vučić. Ai pretendoi se qeveria po synon vetëm përfitime ekonomike nga BE-ja, pa përmbushur kriteret e anëtarësimit.