Arlinda Pogaj, mbretëresha e korrupsionit organizon forum për ndershmëri e barazi në tendera

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.03.2026, 13:58

Ndërkohë që Agjencia e Drejtuar nga Arlinda Pogaj organizon forume për “ndershmëri” dhe “barazi në tendera”, realiteti që ajo vetë menaxhon duket se ndjek një filozofi tjetër: “kursim” i fryrë dhe garë me një pjesëmarrës.

Sipas saj, në 1000 procedura janë kursyer 35.5 milionë euro falë ofertave më të ulëta, por kur shikon kontratat, shumica janë lidhur me një pjesëmarrës të vetëm dhe shkojnë deri në 100% të fondit limit, fond që shpesh është përcaktuar mbi çmimet e tregut. Pra, “kursimi” duket më shumë si një mrekulli matematike sesa si rezultat i konkurrencës reale.

Shumë nga këto tendera janë denoncuar shpeshëherë nga redaskisa joë por jo vetëm. Këto tendera janë denoncuar edhe në SPAK nga kompani pjesëmarrëse që flasin për kritere të papërshtatshme dhe skualifikime të pajustifikuara. Në vend që të ketë garë, duket se ka një shfaqje teatrale ku fituesi dihet që në fillim, dhe taksapaguesit mund të kënaqen me “kursimet” në letër.

Kështu, kur agjencia e “barazisë” dhe “transparencës” fton në forume për ndershmëri, publiku nuk mund të mos buzëqeshë me ironi. Sepse para se të japësh leksione mbi garën dhe integritetin, duhet të sigurohesh që tenderat e tua nuk janë thjesht një ritual formal, ku konkurrenca ekziston vetëm në dokumente. Dhe nëse kjo nuk ndodh, çdo fjalim për “ndershmëri” shndërrohet në një komedi me fondet publike si skenë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit