Pas më shumë se 24 orësh kërkime intensive, një 11-vjeçar i zhdukur në zonën e Freskut në Tiranë është gjetur sot në Durrës. Lajmin e ka konfirmuar vetë mamaja e djalit, e cila u njoftua nga një qytetare për gjetjen e të miturit.
Kjo e fundit ka treguar për JOQ ALBANIA se e ka parë djalin e mitur pranë portit teksa kalonte me makinë. Pasi ka parë njoftimin e publikuar në redaksinë tonë, ajo është rikthyer sërish në port por s’e ka gjetur aty djalin.
Kur ka pyetur një taksist aty pranë, ai i ka treguar se djali i mitur ka marrë autobusin e plazhit i cili shkon në stacionin e autobusave të Kosovës, pranë zonës së Rrotës së Kuqe.
Menjëherë qytetarja ka shkuar në këtë zonë dhe e ka gjetur djalin vetëm pranë autobusëve. Ajo ka telefonuar mamanën dhe dajën e tij dhe ka qëndruar me të deri sa mbërritën të afërmit për ta marrë.
Për momentin djali nuk është bashkuar ende me nënën pasi policia po heton rrethanat e zhdukjes së tij dhe se si ka mbërritur vetëm në Durrës.
Mesazhi i qytetares:
Isha une qe e pashe femijen prane portit te Duresit kur kaloja me makine dhe sapo mberrita ne shtepi hapa telefonin dhe pashe nhoftimin tuaj direkt kam dale nga shtepia kam komunikuar me te emen e femijes dhe i tregova ku e kisha pare femijen. Pastaj u nisa vet per ta kerkuar kam pyet disa njerez dhe konkretisht nje taksixhi ne Terminalin e autobuzave me tha qe e kishte pare femijen pasi e kishte pyetur per autobuzin e Plazhit i cili te con ne stacionin e autobuzave te Kosoves qe eshte te Rrota e kuqe ne Plazh. Kam mare makinen dhe kam ik direkt per atje dhe e gjeta cunin atje mu afrua tme pyeste per oren e njoha qe ishte ai dhe e mbajta afer e njoftova dajen e tij me te cilin kisha komunikuar disa here per ta udhezuar per vendin ku e pashe. Erdhen dy zoterinj me mjet tip toyota te bardhe dhe cuni me tha eshte daja , e lashe me ta dhe njoftova te emen ma konfirmoi dhe u largova.
Djalin e kam pa jashte portes se madhe te Portit. Nga sa me tha Taksixhiu kish kalu ne terminal te autobuzave e atx kish mar linjen e Plazhit. Per te mberritur te rrota e kuqe Ishte vetem fare