Mbeturinat pushtojnë Hotin e Ri, Beci i Shkodrës asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.03.2026, 13:09

Banorët e Hotit të Ri në Shkodër po përballen me probleme serioze për shkak të grumbullimit të mbeturinave. Sipas denoncimeve, prej disa ditësh zona nuk është pastruar, duke krijuar një situatë të papërshtatshme dhe shqetësuese për komunitetin lokal. Mbeturinat e grumbulluara po ndikojnë jo vetëm në pamjen e lagjes, por edhe në shëndetin e banorëve.

Banorët bëjnë apel për ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia Shkodër me kryetar Benet Becin, për të pastruar zonën dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete dhe të rrisin kontrollin mbi menaxhimin e mbetjeve, në mënyrë që situata të normalizohet sa më shpejt.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ! Dua të bëj një denoncim për mbeturinat në zonën Hot i Ri shkodet Prej disa ditësh/kohësh nuk janë pastruar dhe situata është shumë problematike për banorët. Ju lutem publikojeni që të merren masa sa më shpejt. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit