Banorët e fshatit Polis dhe të zonës përreth kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e urës që lidh fshatin me Mirakën.
Një qytetar i ka dërguar redaksisë së JOQ një denoncim duke paralajmëruar se ura po rrezikon shembjen nga punimet dhe gërmimet afër lumit Shkumbin.
Ai thotë se urës që ndodhet pranë asaj që u prish në Librazhd, i kanë dalë në sipërfaqe kembët nga gërmimi pa kriter i lumit.
Banorët shprehin frikën se nëse nuk merren masa urgjente, ura mund të dëmtohet rëndë, duke rrezikuar kalimin e makinave dhe këmbësorëve dhe duke izoluar zonën. Ata kërkojnë që autoritetet lokale dhe ato përgjegjëse për ndërtimet të ndërhyjnë menjëherë për të kontrolluar gjendjen e urës dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme.
Përveç shqetësimit të banorëve, situata ngre pyetje për menaxhimin e punimeve në afërsi të lumit dhe respektimin e standardeve të sigurisë për infrastrukturën rrugore.
Denoncimi i qytetarit:
Persh JOQ shikoni çfar i kane bëre Ures qe lidh Fshatin Polis, nga gerryerja e lumit Shkumbin, do jete Ura e rradhes qe ndertuesi i rruges qe po gerryen Lumin dhe i kane dale kembet.duhet nje nderhyrje urgjente per keto qe shkaterrojne. Ura ndollet ne Mirake qe lidhet me Polisin. Kjo eshte diçka shqetesuese Eshte afer vendit ku u prish ura ne Librazhd