Makina e parkuar keq bllokon rrugën, qytetari bën punën e Policisë Bashkiake

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.03.2026, 11:58

Në zemër të kryeqytetit, aty ku ligji duhet të jetë më i dukshëm se kudo tjetër, duket se rregulli ka marrë pushim. Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë absurde që po ndodh çdo ditë në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë godinës së SPAK. Ironikisht, disa metra larg institucionit që simbolizon luftën kundër paligjshmërisë, rrugët e lagjes janë kthyer në parking të egër.

Automjete të parkuara në mënyrë të çrregullt bllokojnë thuajse plotësisht kalimin, duke e bërë të vështirë jo vetëm lëvizjen e mjeteve të tjera, por edhe të këmbësorëve. Në disa raste, kalimi i karrocave të fëmijëve apo i personave me aftësi të kufizuara bëhet praktikisht i pamundur. Banorët ndihen të braktisur, ndërsa shkeljet ndodhin në mes të ditës, pa asnjë ndërhyrje.

Në mungesë të reagimit institucional, një prej banorëve ka marrë vetë përsipër të zgjidhë situatën, duke përdorur pajisjet e tij për të zhvendosur një automjet që kishte bllokuar rrugën. Një veprim që nuk duhet të ishte kurrë përgjegjësi e një qytetari të zakonshëm. Ai i bën thirrje Policisë Bashkiake dhe institucioneve përgjegjëse që të dalin në terren dhe të vendosin rregull, përpara se kaosi i përditshëm të kthehet në normalitet. Sepse kur qytetarët detyrohen të bëjnë rolin e shtetit, problemi nuk është më thjesht parkimi, është mungesa e autoritetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit