Rrezik për shëndetin publik: Mbetje spitalore hidhen në mënyrë të paligjshme në Kuq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2026, 11:47

Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues të hedhjes së paligjshme të mbetjeve spitalore në zonën e Kuqit në Vlorë.

Sipas denoncuesit, mbetjet me përmbajtje spitalore po depozitohen në një hapësirë të papërshtatshme dhe jashtë çdo standardi të sigurisë. Ai shprehet se materialet e hedhura përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, pasi mund të jenë të kontaminuara dhe potencialisht të rrezikshme për banorët e zonës, veçanërisht për fëmijët dhe personat që frekuentojnë afërsi të vendit ku po hidhen.

Sipas tij, zona ku po depozitohen mbetjet nuk është e përcaktuar për trajtimin apo grumbullimin e mbetjeve spitalore dhe mungojnë masat mbrojtëse, sinjalistika apo kontrolli nga autoritetet përkatëse.

Qytetari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mjedisin dhe shëndetin publik, me qëllim verifikimin e situatës në terren, identifikimin e përgjegjësve dhe marrjen e masave ligjore për ndalimin e kësaj praktike të rrezikshme. Ai thekson se raste të tilla përbëjnë shkelje të rëndë të ligjit dhe rrezik serioz për komunitetin dhe mjedisin.

Denoncimi i qytetarit:

Dua te denecoj kte gje te paligjshme qe mbetjet spitalore po hidhen ne nje vend te papershtatshem vendodhja kuq-Vlore anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit