Buçpapaj pranon vrasjen e Egli Pashollarit: I kërkoj falje familjes së tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.03.2026, 11:43

Dëshmia e Gazmend Buçpapajt, autorit të vrasjes së Egli Pashollarit, është zbardhur nga policia. Ai ka pranuar para autoriteteve se ka kryer vrasjen, por nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa ka shfaqur pendesë dhe i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, kur Egli Pashollari sapo kishte dalë nga makina dhe u sulmua nga tre persona. Gjatë përleshjes, Buçpapaj dyshohet ta ketë goditur Pashollarin me thikë në kurriz, duke shkaktuar plagë të rënda.

Viktima mori ndihmën e parë pranë një lokali dhe më pas u transportua me makinën e tij drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë. Pashollari ishte ish-gardian burgu dhe më parë ishte akuzuar në vitin 2020 për tentativë futjeje të alkoolit në qeli Emiljano Shullazit. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit